Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar të premten se presin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të jenë konstruktiv në takimin e së hënës, të 27 shkurtit në Bruksel, në të cilën takim para vetes do të kenë planin evropian për normalizimin e raportev
SHBA-të kanë deklaruar se e përkrahin fuqishëm këtë plan evropian.
“Presim që dy liderët të jenë konstruktiv në takim, për të ecur para dhe me planin evropian”, ka thënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe një zyrtar i Departamentit të Shtetit, në kohën kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në takimin në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.
“Serbia dhe Kosova nëpërmjet dialogut duhet të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme…. Besojmë që normalizimi i marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka në pikësynim njohjen reciproke…”, thuhet ndër të tjera, duke shtuar se avancimi i dialogut do të hapë dyert drejt stabilitetit dhe integrimit në strukturat evropiane.
Ndërkaq, një ditë më parë emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në muajin janar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në muajin shkurt kanë thënë se pranojnë në princip propozimin evropian.
“Ka ardhur koha që ai takim të organizohet në Bruksel dhe presim që nga partnerët tanë ta pranojnë zyrtarisht dhe publikisht atë propozim dhe të diskutojmë zbatimin e tij, kështu që ky është qëllimi i takimit tonë të hënën.
Unë nuk do të diskutoja formalitetet, mendoj se është e rëndësishme që palët të pranojnë, siç thashë, që është edhe formale dhe publike të thuhet se e pranojnë atë plan dhe më pas të diskutohen të gjitha detajet e tjera, para së gjithash përmbushja e këtij plani”, tha ai në një intervistë për “Tanjug”.
“Pra, nuk është se ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Pra, propozimi nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve”, tha ai, duke shtuar se është bazë e mirë për të vazhduar tutje. /Telegrafi/


