Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës.
Në Asamble u diskutua në lidhje me raportin e deputetes greke për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Serbia e ka kundërshtuar ashpër anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, teksa përfaqësueset serbe kanë kritikuar edhe përpiluesen e raportit, deputeten, Dora Bakoyannis
E, Bakoyannis ka thënë se gjatë punës së përgatitjes së raportit për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.


