Kohët e fundit rezultatet e një studimi treguan se vaji i ullirit përmban një proteinë që është në gjendje të na mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Apolipoproteina A-IV është një proteinë plazmatike, nivelet e së cilës në gjak rriten pas tretjes, veçanërisht të ushqimeve të pasura me yndyra të pangopura, si vaji i ullirit
Studiuesit shpjegojnë se kjo proteinë redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit pikërisht sepse është në gjendje të pengojë grumbullimin e trombociteve.
Trombocitet janë qeliza të vogla të gjakut, që duke u bashkuar me njëra-tjetrën bllokojnë rrjedhën e gjakut duke formuar kore.
Dhe pse këto lloj grumbullimesh mund t’ju ndihmojnë në rast se keni gjakderdhje nga ndonjë plagë, në rastin e sëmundjeve kardiovaskulare, ato pengojnë rrjedhën e rregullt të gjakut dhe mund të çojnë në trombozë. Ndërsa në rastin më të keq mund t’ju rrezikojnë edhe jetën.
Kur është koha më e përshtatshme për të konsumuar vajin e ullirit?
Studiuesit thonë se proteina që gjendet pikërisht në vajin e ullirit, është më aktive gjatë natës dhe më pak gjatë ditës. Ndaj këshillohet të konsumohet gjatë mbrëmjes për më tepër përfitime. /AgroWeb.org


