Vitamina B12 luan një rol shumë kompleks në organizëm.
Përveç rolit të saj për energjinë, kjo vitaminë është e dobishme për shumë prej funksioneve nervore.
Roli primar i vitaminës B12
Funksioni kryesor i kësaj vitamine është të nxisë prodhimin e rruazave të kuqe të nervave, të sintetizojë mielinën, e cila është proteina që vesh nervat, të ruajë ekuilibrat e aminoacideve dhe të detoksifikojë hormonet.
Të gjitha këto funksione janë thelbësore për mirëmbajtjen e trurit dhe kujtesën.
Përthithja e vitaminës B12
Në sistemin tretës, vitamina B12 ka nevojë për një proteinë mbartëse me të cilën të lidhet dhe më pas të rrugëtojë në të gjithë organizmin.
Me kalimin e moshës funksionet e organeve humbasin efikasitetin e tyre, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në stomak.
Nëse stomaku nuk sekreton mjaftueshëm acide tretëse, përthithja e vitaminës B12 do të jetë e vështirë.
Ky proces vështirësohet edhe nga inflamacioni i zorrëve, çrregullimet imunitare, anemia dhe përdorimi i disa barnave.
Plakja e trurit
Nivelet e ulëta të vitaminës B12 përshpejtojnë çrregullimet mendore siç janë dëmtimet e nervave dhe dobësimin e komunikimit mes tyre.
Prodhimi i transmetuesve nervorë
Nëse organizmi nuk përmban sasitë e duhura të kësaj vitamine, atëherë transmetuesit nervorë do të jenë më të pakët.
Vitamina B12 sintetizon transmetuesit nervorë siç është dopamina dhe serotonina.
Kësisoj, paqëndrueshmëria emocionale dhe prishja e cilësisë së gjumit janë të paevitueshme.
Më pak gjak në tru
Mungesa e vitaminës B12 shënjestron edhe shëndetin vaskular.
Në pamjaftueshmëri të vitaminës B12, enët e gjakut ngushtohen dhe bëhen më të ngurta duke i çelur rrugën aterosklerozës.
Të gjitha këto pakësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe rrisin gjasat e goditjes nga ishemia.
Sasia e nevojshme e vitaminës B12
Suplementët e vitaminës B12 ofrojnë mbështetje premtuese për shëndetin e trurit.
Vitamina B12 mund të merret edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme.
Ushqimet me vitaminë B12
Sardelet
Salmoni i egër
Drithërat e plota
Qumështi
Kosi
Djathi i bardhë
Vezët
Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës. /Agroweb


