12.2 C
Sterling Heights
16/10/2025, 13:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Si sot, më 3 nëntor 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u rikthye në atdhe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistoriSi sot, më 3 nëntor 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u rikthye në...

Kjo datë hapi një faqe të re në historinë e qendresës shekullore antiosmane. Zoti i Arbërisë, ashtu siç Gjergj Kastrioti e nënshkroi veten, la fushëbetejën e Nishit, për t’iu drejtuar Krujës në krye të 300 kalorësve, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave,

Me të mbërritur, u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve. “Lirinë nuk jua solla unë po e gjeta këtu në mes tuaj”, citohet (“Historia e Skëndebeut” nga Marin Barleti) të ketë thënë heroi ynë kombëtar duke iu drejtuar turmës entuziaste, më 28 nëntor 1443, kur për herë të parë në histori, në Krujë u ngrit flamuri kuq e zi.

Që prej këtij viti e gjersa u shua, qëndroi i pathyeshëm në krye të Shqipërisë në luftën 25-vjeçare kundër osmanëve. Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historiografisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin, botën e qytetëruar europiane./SYRI.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img