Mermeri është një sipërfaqe shumë e ndjeshme, ndaj duhet të dini se si ta pastroni siç duhet
Mermeri është një nga materialet më poroze prej guri natyror që mund të gjeni.
Me mermerin, problemi i madh është pikërisht se si të hiqni shumicën e njollave prej tij! Megjithatë, një dëm i tillë mund të shmanget nëse veproni shpejt.
Heqjen e shumicës së njollave nga sipërfaqet e mermerit duhet lënë profesionistit, mirëpo vetë mund t’i hiqni njollat e tymit nga mermeri përreth stufës, transmeton Telegrafi.
Fërkoni butësisht mermerin me pluhur guri vullkanik dhe ujë. Nëse njolla nuk hiqet, fërkojeni me lëng limoni – por mos e lini në sipërfaqe sepse thartira e limonit do ta gërryejë gurin.



