Shumë studiues rekomandojnë se kompjuterët, telefonat dhe pajisjet e tjera duhet të mos përdoren përpara gjumit. Edhe pse kjo mund të mos jetë një opsion për disa njerëz, të cilët mund të punojnë ose studiojnë natën, për personat e tjerë që nuk e kanë të domosdoshme rekomandohet të përdorin disa strategji për të ndihmuar gjumin e tyre.
Strategjitë e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të flini më gjatë dhe më mirë.
Vendosni një rutinë relaksuese para gjumit: Një orar i rregullt i gjumit që ju siguron një sasi të mjaftueshme pushimi është thelbësor për një gjumë të shëndetshëm. Një orë para gjumit duhet të jetë e shoqëruar me aktivitete relaksuese që nuk përfshijnë pajisje me ekrane në një masë të madhe.
Bëjeni dhomën tuaj të gjumit një zonë pa ekrane: Edhe pse shumë njerëz preferojnë të mbajnë një televizor në dhomën e tyre të gjumit, parja e televizorit para gjumit përgjithësisht shoqerohet me efekte negative që refleketohen në gjumin tuaj.
Përdorni modalitetin e natës: Shumë telefona celularë, tabletë dhe pajisje të tjera elektronike portative janë të pajisura me një “modalitet nate” që është më e lehtë për sytë para gjumit. Kjo do të ndihmojë që mos ndieni lodhje të shpejtë të syve.
Foto nga Insider, iStock.


