Të gjithë duam të dimë mënyrën më të mirë për të lehtësuar sa më shpejt dhimbjen e shpinës pasi ajo mund ta bëjë vërtet të vështirë përqendrimin në punë ose atë gjatë ditës.
Periudhat e gjata të stresit të lartë mund të dëmtojnë aspekte të ndryshme të shëndetit tuaj, duke përfshirë shpinën. Stresi mund të ndikojë në mënyrën se si merrni frymë, dhe kjo mund të rezultojë në tension dhe tendosje të shpinës. Përveç kësaj, nuk është e pazakontë që njerëzit të bëhen më pak aktivë në kohë stresi.
Por kjo gjë është e gabuar. Të shtrihesh në një divan ose të qëndrosh në shtrat në vend që të ushtrohesh, mund t’ju sjellë dëme. Është e rëndësishme që të mbani një balancë me lëvizjen dhe të pushuarin.
Kur keni një gjumë të qetë të natës, shpina juaj do të ndjehet më pak e lënduar gjatë ditës. Një natë me gjumë rigjenerues mund të ketë përfitime shëruese dhe t’ju bëjë të ndiheni të freskët dhe më pak të stresuar.
Një ndihmues tjetër gjithashtu mund të jetë edhe joga ku mund të zgjatni butësisht nyjet dhe indet e buta përmes saj.
Yoga është një mënyrë efektive për të shtrirë shpinën, për të përmirësuar shëndetin e muskujve dhe nyjeve, për të përmirësuar shpërndarjen e lëndëve ushqyese shëruese dhe për të rritur fleksibilitetin e shtyllës kurrizore.
Foto marë nga The Guardian, Google.


