Kur moti dhe stinët ndryshojnë, kjo rrjedhimisht do të çojë shumë persona të kenë rrjedhje të hundës, si dhe edhe lotimin e syve. Nëse i përkisni këtij grupi njerëzish , me siguri po pyesni veten se si ta kaloni sezonin e alergjive pa u ndjerë të sëmurë cdo javë.
Këto janë disa këshilla se si mund t’ë pastroni simptomat e alergjisë sezonale.
Vajrat esencialë mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të hapur kanalet tuaja të hundës gjatë sezonit të alergjive. Çdo vaj esencial do të funksionojë, por ato me bazë mentoli do të funksionojnë më së miri në pastrimin e sinuseve. Merrni disa shishe me vajra mente të pastër dhe nuhatni ato gjatë gjithë ditës. Thjesht mund të përdredhni kapakun dhe të nuhasni vajin ose mund të merrni një shpërndarës vaji esencial në mënyrë që aroma të mbushë dhomën.
Shpërlarja e hundës gjithashtu mund të ndihmojë. Në një vrimë të hundës, ju duhet të hidhni me presion ujin e kripur (fiziologjik). Ai, duke rrjedhur nëpër zgavrën e hundës tuaj, për në vrimën tjetër, e shpërlan atë nga mukusi.
Ekzistojnë edhe disa ilaçe bimore që pastrojnë sinuset e bllokuara dhe që lehtësojnë simptomat e alergjisë. Kuercetina për shembull gjendet në shumë bimë e ushqime dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të zakonshme të alergjisë pasi funksionon për të bllokuar lirimin e histamines.
Foto marë nga Dhavit, Google.


