Nëse keni njolla domateje në rrobat tuaja që nuk hiqen edhe pas disa larjeve, rrezet e diellit mund të jenë truku për t’i larguar ato.
Heqja e njollave të domates ose salcës së domates mund të jetë një sfidë, por me një truk të shpërndarë në rrjetet sociale, mund të shmangni pastrimin e rrobave për një kohë të gjatë.
Për t’i hequr njollat e domates, nuk do t’ju duhet të shpenzoni para për produkte të shtrenjta pastrimi apo të përgatisni vet ndonjë preparat nga përbërësit që keni në shtëpi.
(Foto: The Sprauce)
Këshilla thotë se për pastrim do të jetë e nevojshme t’i lani rrobat e njollosura duke përdorur metodën e zakonshme, por që më pas t’i ekspozoni në diell.
Thjesht lani rrobat tuaja si zakonisht dhe lërini në diell. Sigurohuni që ana e njollës të jetë përballë dritës së diellit. Në momentin që thahet, njolla duhet të zbehet ‘në mënyrë magjike’. /Telegrafi/



