Të ushqyerit fëmijët tuaj me perime mund të jetë një proces i vështirë sepse fëmijët nuk duket se i preferojnë ato.
Këto janë disa metoda sesi t’i bëni ata të ushqehen me perime dhe të fillojnë t’i hanë ato me dëshirë.
Si fillim duhet t’i lini fëmijët të marrin pjesë në zgjedhjen e perimeve. Përfshirja e fëmijëve në vendimet për kohën e vaktit mund t’u japë atyre një ndjenjë kontrolli. Familjet duhet të planifikojnë vaktet, të bëjnë pazar së bashku dhe t’i inkurajojnë fëmijët të zgjedhin perime të reja për t’i provuar.
Fëmijë të ndryshëm pëlqejnë perime të ndryshme. Disa mund të preferojnë perime të ëmbla si karota, misër ose speca zile. Të tjerët mund të anojnë drejt t trangujve ose selinos. Ndaj duhet ta lini fëmijën tuaj të zgjedhi vetë preferencat.
Format argëtuese janë një tjetër mënyrë e shkëlqyer për të inkurajuar fëmijët tuaj të provojnë perimet e tyre.
Foto nga Children’s Health, Google.


