Sindikata e Policisë së Kosovës është shprehur e shqetësuar që edhe në fund të muajit prill nuk kanë dalë shtesat e premtuara nag qeveria për rrezikshmëri.
“Duke u bazuar në dy komunikatat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të muajit shkurt dhe muajit mars me arsyetimin dhe premtimin se Qeveria e Republikës së Kosovës në pagën muajin maj në menyrë retroaktive do të ekzekutoj pagesën e rrezikshmerisë për të gjithë zyrtarët policor ku per fat te keq ky premtim nuk u realizua as në këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Policisë.
“Sindikata pranon edhe ankesa nga njësitet e stafit civil që punojnë në kuader të PK-së që kanë të bëjnë me kategorizimin ku pritshmeritë kanë qenë të mëdha që shtesa e rrezikshmerisë dhe kategorizimi do të dalin me pagën e muajit prill dhe për muajt paraprak”.
Sindikata e Policisë kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj ne fillim te Qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje ne realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmerisë.


