-7.1 C
Sterling Heights
02/01/2026, 3:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

S’ka datë për takimin e premtuar të kryeministrit Kurti me përfaqësuesit e policisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetS’ka datë për takimin e premtuar të kryeministrit Kurti me përfaqësuesit e...

Policët elitarë të Kosovës janë në pritje të kryeministrit Albin Kurti, i cili iu ka premtuar se do t’i takojë këtë javë gjë e cila i ka shtyrë ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar

Dita se kur do të mbahet ky takim nuk dihet ende, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.


Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do të presin deri në fund të javës dhe nëse takimi nuk mbahet do të ndërmarrin veprime të tjera sindikale.

“Kryeministri nuk e ka caktu datën, kohën, ditën, nuk e ka caktu ende. Drejtori i Policisë është në kontakt me ta. Tash ta shohim deri në fund të javës. Unë po shpresoj që ka me u mbajtë takimi. Nëse nuk mbahet do të ndërmarrim veprime të tjera”, është shprehur Zeqiri.

Lidhur me takimin Telegrafi ka pyetur edhe Zyrën e Kryeministrit, por deri në momentin e raportimit nuk ka pranuar përgjigje.

Po ashtu, për këtë çështje Telegrafi ka pyetur edhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili njërit është anëtar i Komisionit për Siguri, por ai ka thënë se nuk është i informuar.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor.

Kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës

Gjatë protestës ata kërkuan po ashtu që mos të përdoren politikisht dhe të mos luhet me dinjitetin e tyre. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img