-6.4 C
Sterling Heights
18/03/2026, 9:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Skandalet e Ballukut/ Blushi prezanton nismën e grupit të PL: Komision Hetimor Parlamentar për 4 miliardë euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeSkandalet e Ballukut/ Blushi prezanton nismën e grupit të PL: Komision Hetimor...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka prezantuar një kërkesë nga grupi parlamentar i Partisë së Lirisë dhe i Partisë Demokratike për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, me qëllim kontrollin e ligjshmërisë dhe efikasitetit të investimeve në infrastrukturën rrugore. Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend, Blushi dhe deputetët argumentojnë se dëmtimet e mëdha të rrugëve dhe urave gjatë muajve të fundit, si segmentet Librazhd–Prrenjas, Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Ersekë, Unaza e Burrelit dhe Dardhë–Boboshticë, tregojnë për probleme në planifikimin, projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve. Sipas tij gjatë periudhës 2014–2025 janë investuar rreth 4 miliardë euro në rrugë, por amortizimi i shpejtë i këtyre investimeve tregon nevojën për një hetim të hollësishëm mbi menaxhimin dhe standardet e ndërtimit. Kërkesa e deputetëve thekson se komisioni hetimor do të ketë si objekt: verifikimin e veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontrollin e respektimit të standardeve nga kompanitë ekzekutuese, vlerësimin e kapaciteteve të institucioneve dhe shoqatave profesionale, si dhe hartimin e rekomandimeve për përmirësimin e procesit të investimeve publike.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img