-4.8 C
Sterling Heights
02/01/2026, 17:33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sot dita e protestave, protestojnë mjekët dhe një grupë punonjësish arsimor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSot dita e protestave, protestojnë mjekët dhe një grupë punonjësish arsimor

Revolti për mospagesën e pagave të janarit, paraditën e sotme do ta shprehin edhe mjekët nga spitali “8 Shtatori”. Ata do të protestojnë në afërsi të spitalit gjatë kohës së pauzës.

Paralajmërimi i fundit deri te Fondi edhe nga klinikat. Nëse sot nuk marin pagat e tyre, kuadri shëndetësor të mërkurën del në protesta.

Nuk dihet nëse Fondi ka arritur të mbledhë të dhënat nga të gjitha ISHP që të mund t’i kryejë pagesat. Ndërkohë gjithnjë e më tepër nga pushteti thonë se para do të ketë sepse do të aktivizohet arka shtetërore.

Përpos mjekët, zërin do ta ngritin edhe një grupë e punonjësve arsimor. Në ora 13:00 pasditën e sotme dalin në protesta para MASH.

Ata ankohen se janë të ndaluar të kryejnë procesin e dhënies së provimit menaxhues që të arrijnë deri te licencat për drejtorë të shkollave, shtëpive studentore si dhe qendrave civile.

Në kërkesat e tyre, siç thonë, të shurdhër janë të gjitha institucionet përkatëse nën MASH. Thonë se për problemet do t’i informojnë edhe ndërkombëtarët, ndërsa të drejtat do t’i kërkojnë përmes rrugës gjyqësore.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img