-7 C
Sterling Heights
02/01/2026, 10:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sot shpaloset master plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSot shpaloset master plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Në Prishtinë sot mbahet në ceremonia e shpalosjes së propozimit fitues për zhvillimin e master planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, derisa bëhet e ditur se në këtë ceremoni do të flasin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i Familjes Jashari.

Ceremonia do të nis në ora 18:00, transmeton Telegrafi.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” gjendet në Prekaz – Skenderaj dhe u ndërtua për nder të dëshmorëve të Betejës së Jasharajve më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, e cila ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike dhe kulturore për qytetarët e Kosovës, Kuvendi i Kosovës gjithashtu e miratoi Ligjin për shpalljen e Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë kombëtar. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img