0.6 C
Sterling Heights
26/12/2025, 18:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sot takimi i radhës në Bruksel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSot takimi i radhës në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë sot takim për të diskutuar lidhur me çështjen e dinarit.

Ky është takimi i katërt me radhë për këtë çështje.

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në fillim të javës ka njoftuar se do të presë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh  për të diskutuar për “zgjidhjen” lidhur me dinarin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lajçaku ka thënë se pret që të dyja palët të kenë qasje të orientuar drejt zgjidhjes.

Takimi i fundit ku është diskutuar rreth Rregullores së Bankës Qendrore, me anë të së cilës ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovës është zhvilluar me 4 prill.

Kosova e Serbia në atë takim nuk kishin arritur pajtim.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, pas takimeve kishin konfirmuar mungesën e pajtimit ndërsa kishin akuzuar njëri-tjetrin për mungesë vullneti në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje për çështjenBesnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës, kishte thënë se Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sa i përket çështjes së dinarit teksa Serbia ka kërkuar kohë shtesë.

E kryenegociatori i Serbisë Petkoviq e ka akuzuar delegacionin nga Kosova se nuk ka treguar “vullnet të mjaftueshëm” për marrëveshje dhe se pret edhe një takim tjetër lidhur me çështjen e dinarit.

Takimet në nivel kryenegociatorësh në Bruksel janë zhvilluar pasi rregullorja e re e Bankës Qendrore (BQK), e cila e përcakton euron si të vetmen valutë për pagesa në Kosovë, ka nxitur reagimin nga Serbia dhe nga faktori ndërkombëtar rreth implikimeve që mund t’i ketë për serbët e Kosovës që pranojnë pagesa në dinarë nga Beogradi.

Pas përfundimit të takimeve më 4 prill emisari Miroslav Lajçak kishte thënë se janë përafruar dallimet midis palëve dhe se diskutimet do të vazhdojnë së shpejti mbi idetë e BE-së për kompromis.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img