14.5 C
Sterling Heights
29/12/2025, 2:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Stoltenberg: Mbështesim Maqedoninë e Veriut për tu përballur me kërcënimet hibride dhe kibernetike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetStoltenberg: Mbështesim Maqedoninë e Veriut për tu përballur me kërcënimet hibride dhe...

NATO dhe aleatët e saj janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje teknike dhe bashkëpunim më të fortë për t’u ballafaquar me dezinformimin në Maqedoninë Veriut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ai shtoi se NATO është gjithmonë aty për të mbështetur aleatët, siç po bën tani duke mbështetur Maqedoninë e Veriut për t’u ballafaquar me lloje të ndryshme të kërcënimeve hibride dhe kibernetike.

Dëshiroj të lavdëroj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për punën e shpejtë dhe të detajuar në zhvillimin e programit të bashkëpunimit për të cilin kemi rënë dakord”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se gjatë vizitës së ekipit të NATO-s në vend, me Qeverinë janë dakorduar hapat afatshkurtër dhe afatgjatë për mbrojtjen nga fushata hibride me të cilën po përballet vendi.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img