Emiljana Ulaj nga Tirana është zgjedhur ligjvënëse e Qarkut Westchester.
Ulaj pas fitores po ashtu ka shkruar në X.
E Violeta Berisha nga Puka është zgjedhur kryetare e Bashkisë Fairview, New Jersy.
Për Violeta Berishën raportohet se është e para grua kryetare në 129 vjet prej se qyteti Fairview në New Jersey u shpallë Bashki.
Ndërkaq, Edit Shkreli u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Civile në New York, në Bronx.
Para se ëndrra e saj e madhe të bëhet realitet, Edit Shkreli ka punuar si avokate me shumë eksperiencë, në New York, ku klientët e saj të preferuar kanë qenë shqiptarët.
Në vitin 2011, Edit Shkreli, ka përfunduar studimet e avokaturës tek New York Law School, duke u diplomuar si “Juris Doctor, Cum Laude”. Pas pak muajsh, ajo ka kaluar për herë të një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“Bar Exam”).
E lidhur me fitoren e katër shqiptarëve ka pasur reagime të shumta.
Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, aktivist i njohur shqiptaro-amerikan thotë se këto janë fitore të mëdha për komunitetin shqiptaro-amerikan.
“Fitore të mëdha për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan mbrëmë. Urime Edit Shkrelit, Vedat Gashit, Violeta Berishës dhe Emiljana Ulajt!”, shkruan ai.
Për zgjedhjen e tyre, saktësisht të Vedat Gashit ka reaguar edhe Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan.
“Urime Vedat, të dëshiroj sukses në të ardhmen!”, shkruan Bajraktari.
Lidhur me zgjedhjen e katër shqiptarëve ka reaguar edhe Konsullata e Kosovës në Iowa në platformën X.
“Duke festuar fitoret e shqiptaro-amerikanëve në zgjedhjet e fundit në SHBA!”, thuhet në postim.
Edhe konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka ka shkruar në X lidhur me fitoren e katër shqiptarëve në New York e New Jersy.
“Edit Shkreli u zgjodh gjyqtarja e parë shqiptare në NewYork. Ndërkaq, Violeta Berisha, ligjvënësi Vedat Gashi dhe Emiljana Ulaj fituan në zgjedhjet lokale. Urime!”, ka shkruar Reka. /Telegrafi/