Një punonjëse e kompanisë së mirënjohur Google me seli në SHBA, ofron eksperiencën e saj praktike në lidhje me mirëmenaxhimin e kohës, nisur nga perspektiva e menaxheres dhe e punonjëses
Stop! Merr frymë thellë. Dhe tani mendo pak për menaxhimin e kohës tënde. Për sa më përket mua, nuk ka fare hapësirë për atë atje lart.
Thuhet se ka dy paradigma rreth temës “plani i menaxhimit të kohës”: menaxheri dhe… kohëbërësi apo punëtori.
Dita e menaxherit është e ndarë në intervale prej 30 minutash. Çdo gjysmë ore ata i ndryshojnë detyrat, me të cilat merren në atë çast. Në këtë mënyrë apo pak a shumë siç ndodh te loja tetris: zhvendosen blloqe të ndryshme lart e poshtë dhe hapësira boshe mbushet me to.


