-9.1 C
Sterling Heights
14/01/2026, 23:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Studimi i ri: Gjumi gjatë ditës ndihmon në parandalimin e demencës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteStudimi i ri: Gjumi gjatë ditës ndihmon në parandalimin e demencës

Sipas një studimi gjumi i shkurtër gjatë ditës mund ta mbajë trurin të shëndetshëm teksa ai plaket.

Studiuesit kanë sugjeruar se një gjumë i shkurtër gjatë ditës mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të trurit teksa ai plaket.

Ata sugjerojnë se një sy gjumë deri në 30 minuta në orët e para të pasdites është më i miri.

Tkurrja e trurit është një proces që ndodh me moshën dhe përshpejtohet te njerëzit me probleme njohëse , por studimi sugjeron se kjo mund të lidhet me problemet e gjumit.

Shkencëtarët në University College London përdorën të dhëna nga 378.932 britanikë të moshës nga 40 deri në 69 vjeç. Përfundimet treguan se truri i dremitësve dukej 2.6 deri në 6.5 vjet më i ri.

Autorja kryesore e studimit, Dr Victoria Garfield është shprehur se:

“Për disa njerëz, dremitjet e shkurtra gjatë ditës mund të jenë një pjesë e enigmës që ndihmon në mbajtjen e trurit të shëndetshëm ndërsa plakemi. Shpresoj se ky studim mund të ndihmojë në zvogëlimin e stigmës që ekziston ende rreth dremitjes gjatë ditës”. /The Guardian.

 

 

 

Foto nga CNN, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img