3.3 C
Sterling Heights
28/02/2026, 17:34
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sulmet në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Emiratet e Bashkuara: Ndiqni udhëzimet e sigurisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSulmet në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Emiratet e Bashkuara:...

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe se prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare. Në një njoftim zyrtar, MEPJ u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin daljet e panevojshme dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e sigurisë të dhëna nga autoritetet lokale. Sipas informacionit zyrtar, hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si edhe ajo e vendeve të tjera të Gjirit, është mbyllur përkohësisht në kuadër të masave për interceptimin e sulmeve.

 

NJOFTIMI

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare. MEPJ iu kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale. Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve.

 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës +971 50 980 7881.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img