17.7 C
Sterling Heights
16/10/2025, 17:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sulmi ndaj tij në protestën e 6 Dhjetorit, Berisha: Rama akt për të asgjësuar opozitën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSulmi ndaj tij në protestën e 6 Dhjetorit, Berisha: Rama akt për...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se sulmi ndaj tij ishte i porositur nga Edi Rama dhe njerëzit e tij, për të goditur PD-në dhe gjithë opozitën shqiptare.

Komentet Berisha i bëri gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku shtoi se e ka falur autorin e sulmit me grusht, Gerti Shehun, por shtoi se nuk ka falur tentativën për eliminimin e PD-së.

Ai tha gjithashtu se PD është sot lokomotivë e lirisë, ku sipas tij brenda 1 viti kjo forcë politike ka realizuar disa procese për rikthimin e votës së lirë tek antarësia.

“Gerti Shehu, me të gjitha evidencat, është informator i policisë kriminale. Çshtë aq i dezukilibruar saqë ka marrë raport dhe dëshmi për shëndetin mendor dhe fizik dhe ka marrë patentën. Është aq i disekulibruar saqë ka marrë kredi nëpër banka. Sikur në minimum të ishte duarjashtë, çdo njeri do të bënte çdo përpjekje për ta qartësuar atë. Ai ishte atentat ndaj çdo demokrati. Synonte të godiste rëndë opozitën, duke tentuar të reduktojë në hiç opozitën shqiptare. Në komunikatat e tyre shprehet vetëm hipokrizi. Të gjitha të shkruara nga zyra e Fugës, zyra e Edi Ramës.

Merrni pak, kush po mbron kriminelin. Kë i kanë dërguar për mbrojtje. Të gjitha variantet që paraqiten për mbrojtje, janë aq qesharake, saqë faktojnë se ai ishte i porositur dhe i paguar. Unë e kam falur atë, por nuk fal që Edi Rama kërkon të zhdukë PD-në. Askush nuk pranon t’i dorëzojë një njeriu të egër forcën kryesore opozitare. Ne nga 11 dhjetori e der më sot jemi angazhuar në një nga proceset më demokratikë që ka njohur vendi ndonjëherë. Përpjekje nga më të turpshmet e më kriminalet u bënë që ky tren lirie të ndalonte. Faktikisht sot PD është lokomotivë e lirisë në këtë vend. Kjo nuk u ndalua dot”, u shpreh Berisha.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img