-3.5 C
Sterling Heights
05/12/2025, 23:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sveçla: Pikat tjera kufitare për mallra serbe do të hapen pasi të funksionalizohen skanerët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSveçla: Pikat tjera kufitare për mallra serbe do të hapen pasi të...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pikat tjera kufitare me Serbinë, pos asaj në Merdar, do të hapen për mallra serbe pasi të funksionalizohen skanerët me rreze X.

Të martën në Merdar ka nisur hyrja e produkteve serbe, një ditë pasi Qeveria ndryshoi masën e sigurisë ndaj mallrave serbe nga “ndalim” në “kontroll të shtuar”.

“Bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë. Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”, ka njoftuar ministri në Facebook.

Ai ka thënë se transportuesit duhet ta kenë parasysh këtë ndryshim dhe të planifikojnë kohën e nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img