-2.9 C
Sterling Heights
04/01/2026, 23:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tahiri i PDK-së kërkon nga Qeveria rishikimin e buxhetit 2024 para finalizimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTahiri i PDK-së kërkon nga Qeveria rishikimin e buxhetit 2024 para finalizimit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reflektoj edhe njëherë deri në finalizimin e buxhetit të vitit 2024, i cili pritet të shqyrtohet pas dy javësh.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë në Kuvendin e Kosovës tha se seancat e radhës do të mbahen pas dy jave kur do ta kenë për shqyrtim buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin

 

Ai theksoi se Qeveria duhet të plotësojë kërkesat e Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, veteranëve dhe  kategorive esenciale.

“Seancat e radhës do të mbahen pas dy jave kur do ta kemi për shqyrtim buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. Kërkojmë nga partia në pushtet që të reflektoj për pagesën e Policisë së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, kërkesave të disa kategorive esenciale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, karshi kërkesave të veteranëve, që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti ku janë në komision dhe të plotësohen këto kërkesa”, ka thënë Tahiri.

“E pamë Policinë e Kosovës me një angazhim maksimal për të neutralizuar dhe shkatërrimin e një bande kriminale, jashtëzakonisht të rrezikshme për qytetarët e Kosovës. Nuk mund t’i bëjmë lavde Policisë së Kosovës, pasi përtej lavdeve duhet të bëjmë veprime konkrete”, tha ndër të tjera Tahiri. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img