9.8 C
Sterling Heights
09/01/2026, 1:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tahiri – Qeverisë: Kthehuni në realitet, mos mashtroni

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTahiri – Qeverisë: Kthehuni në realitet, mos mashtroni

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria duhet të përgjigjet për disa çështje që e prekin shoqërinë në përditshmëri dhe të mos merret me “tema të mëdha”. Pyetje që sipas tij kërkojnë përgjigje shpejt dhe janë në interes qytetar e shtetëror.

Tahiri ka kërkuar të dihet nëse tash një javë para fillimit të vitit shkollor, kur do të dalin paratë për libra dhe a është gjithçka gati për vitin e ri shkollor, a do të përfundojnë rrugët e nisura, para dimrit, kur do të rriten pensionet, për sigurimet shëndetësore e të tjera.

“…4. A do të hiqni dorë nga kapja e institucioneve të pavarura dhe a do të ndaleni me sulmet e juaja, e më së keqi me kthyer RTK-në në organ partiak? Cili është kriteri për përzgjedhjen e tre anëtarëve tjerë të Bordit. 5. Kur do të kalojë Ligji për Sigurimet Shëndetësore? E di që për pagat në sektorin publik as që e keni në plan, as nuk do ta bëni kur ta sillni buxhetin e vitit 2025”, ka shkruar Tahiri.

“Kthehuni në realitet, mos mashtroni, punoni najsend!” ka thënë në fund ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img