-6.9 C
Sterling Heights
02/01/2026, 7:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tahiri: Sesioni pranveror u përmbyll me 30 pika të papërfunduara, kjo tregon efikasitetin e punës së Kuvendit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTahiri: Sesioni pranveror u përmbyll me 30 pika të papërfunduara, kjo tregon...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se sesioni pranveror i Kuvendit është përmbyllur me rreth 30 pika të papërfunduara. Sipas tij kjo tregon për efikasitetin e punës së Kuvendit.

“Sesioni pranveror ka filluar në fund të janarit të këtij viti me mbi 30 pika të papërfunduara të sesionit vjeshtor dhe po ashtu po e mbyllim këtë sesion me diku 30 pika të papërfunduara. Kjo tregon për efikasitetin e punës së këtij Kuvendi”, ka deklaruar Tahiri të premten në një konferencë për media.

Ai ka thënë se ky sesion ka qenë periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së në mbrojtje të interesit publik dhe vlerave të shtetit demokratik.

Sipas tij Grupi Parlamentar i PDK-së është angazhuar në vazhdimësi që të ndalë projektet dhe iniciativat, sipas tij, të dëmshme të Qeverisë Kurti.

Tahiri ka thënë se Qeveria e ka shpërfillur Kuvendin dhe e ka braktisur përgjegjësinë dhe llogaridhënien para qytetarëve.

Ai ka deklaruar se PDK-ja ka fituar disa beteja kushtetuese.

“Beteja e parë që ka të bëj me Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ishte një iniciativë që binte ndesh me rendin tonë kushtetues që Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë pretendimeve tona. Dhe, në anën tjetër ishte edhe Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, e cila ishte një iniciativë për ta rrënuar shërbimin civil në Republikën e Kosovës, një investim 20 vjeçar nga fondet tona si taksapagues të shtetit dhe nga fondet e BE”, ka theksuar Tahiri.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img