17.7 C
Sterling Heights
16/10/2025, 17:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Takimi i 6 Kurti-Vucic, cka pritet te sjell

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTakimi i 6 Kurti-Vucic, cka pritet te sjell

Kosova ende nuk ka një marrëveshje finale me Serbinë, e madje as përafrim drejt këtij epilogu, ndonëse deri tani janë zhvilluar pesë takime të nivelit të lartë mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i parë i zhvilluar mes Kurtit dhe Vuçiqit ndodhi më 15 qershor të vitit të kaluar në Bruksel, 16 muaj pas fitores së LVV-së në zgjedhjet qendrore, krah të të cilëve ishin edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

E nuk vonoi shumë dhe ndodhi edhe takimi i dytë. Vetëm një muaj më pas, saktësisht më 19 korrik 2021, Kurti e Vuçiqi u takuan sërish në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë në Bruksel. Ky takim ishte i ndërmjetësuar sërish nga dyshja, emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Shefi i qeverisë kosovare takoi sërish ballë për ballë Vuçiqin, veçse atëbotë në kuadër të Samitit Bërdo-Brijuni në Slloveni, që u mbajt më 6 tetor të vitit të kaluar.

Takimi mes tyre u pat realizuar në praninë e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në pushimin mes sesioneve.

Më pas, Kosovën dhe Serbinë i bëri bashkë edhe një darkë joformale në Berlin. Më 4 maj të këtij viti, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img