2.2 C
Sterling Heights
19/02/2026, 17:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Takimi inaugurues i “Bordit të Paqes” – Fjalimi i presidentit Trump

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTakimi inaugurues i “Bordit të Paqes” – Fjalimi i presidentit Trump

Sot, më 19 shkurt 2026, në Uashington, DC, u mbajt takimi i parë inaugurues i Bordit të Paqes, një iniciativë ndërkombëtare të krijuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me synim kryesor stabilizimin dhe rindërtimin e Rripit të Gazës pas armëpushimit të brishtë midis Hamasit dhe Izraelit. 

Në këtë samit morën pjesë përfaqësues nga dhjetëra vende anëtare, ku shumica kanë premtuar tashmë fonde për ndihmë humanitare dhe rindërtim, me totalin që arrin miliarda dollarë. 

Gjatë fjalimi të tij hapës, Donald Trump i falënderoi udhëheqësit e pranishëm dhe theksoi rëndësinë e bordit, duke e përshkruar atë si një nga strukturat më me “peshë” që është krijuar ndonjëherë. Ai tha se është kënaqësi e madhe të ftojë “miq nga e gjithë bota” dhe përmendi se jo të gjithë udhëheqësit e ftuar janë pranuar – disa vende që mendon se kanë shkaktuar probleme nuk janë përfshirë. 

Kënaqësi e madhe të ftojmë miq nga e gjithë bota. Është një bordet më me peshë që është krijuar deri më sot. Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. I kemi ftesë shumë njerëzve, por jo disa që mendojmë se kanë shkaktuar probleme. Është bord shumë i mirë. Dua të falënderoj gjithë udhëheqësit që janë këtu sot, në këtë mbledhje kaq të rëndësishme. Ky bord u themelua për paqe dhe nuk e kisha idenë e imazhit që do të kishte. Unë erdha dhe vendosëm këtë paqe”

Nga ana e tij, Trump e përshkroi bordin si një projekt të madh dhe u shpreh mirënjohës për kontributet dhe donacionet e bëra nga vendet pjesëmarrëse. Ai tha se ky bord u themelua për paqe dhe se kishte punuar për të vendosur zgjidhje të reja për konfliktet globale, duke nënvizuar se roli i tij mund të jetë më i gjerë sesa vetëm për Gazën. 

Në fjalën e tij të hapjes në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se nëntë vende anëtare kanë bërë zotime financiare të konsiderueshme për rindërtimin dhe ndihmën humanitare në Rripin e Gazës pas përfundimit të konfliktit. Ai përmendi se shtetet e Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme — duke përfshirë Kazakistanin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bahreinin, Katarin, Arabinë Saudite, Uzbeksatin dhe Kuvajtin — kanë premtuar rreth 7 miliardë dollarë në total drejt paketës së ndihmës. Trump theksoi se këto angazhime tregojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në përpjekje për rimëkëmbjen e zonës së shkatërruar nga lufta dhe për të mbështetur përpjekjet drejt stabilizimit dhe paqes. 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen inaugurale të Bordit të Paqes, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, theksoi se ekziston një vizion i përbashkët ndërkombëtar për t’i dhënë fund ekstremizmit dhe terrorizmit, duke shtuar se edhe ata që kanë promovuar retorikë radikale duhet të zgjedhin rrugën e paqes. Ai i bëri thirrje drejtpërdrejt Iranit që t’i bashkohet nismës dhe të ndalë, sipas tij, veprimet që rrezikojnë stabilitetin rajonal. Trump deklaroi se Bordi i Paqes synon “më pak fjalë dhe më shumë veprim”, duke theksuar se vendet sovrane duhet të marrin përgjegjësi konkrete për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt. Në këtë kuadër, ai njoftoi se SHBA do të kontribuojë me 10 miliardë dollarë për fondin e bordit, duke e cilësuar këtë shumë modeste në krahasim me kostot e mëdha të luftërave.

Të gjithë kemi një vizion për t’i dhënë fund ekstremizmit dhe terrorit. Edhe ata që kanë predikuar ekstremizmin duan paqe. Është koha që Irani të bashkohet me ne dhe të përfundojë atë që po bën. Ai nuk mund të vazhdojë të kërcënojë stabilitetin në të gjithë rajonin. 

Me angazhimin që ka bërë sot, Bordi i Paqes ka treguar se jep zgjidhje: më pak fjalë, më shumë veprim, sepse mund të flasim shumë për paqen, por nuk bëjmë shumë. Vende sovrane do të marrin përgjegjësi dhe një e ardhme më e mirë mund të ndërtohet. SHBA do të japë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur mbështetje të madhe, është një shumë e vogël krahasuar me kostot e luftës”

Foto nga Google Images  

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img