-4.9 C
Sterling Heights
05/12/2025, 11:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Takimi Kurti-Vuçiq, Hill: Në Bruksel është edhe Escobar, nuk ka iluzione se mund të ketë rezultate të shpejta në dialog

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaTakimi Kurti-Vuçiq, Hill: Në Bruksel është edhe Escobar, nuk ka iluzione se...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill në prag të takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë,Aleksandar Vuçiq ka thënë se ‘nuk pret rezultate të shpejta’.

Sipas tij për SHBA-të është me rëndësi që të krijohet Asociacioni me shumicë të komunave serbe.

Diplomati amerikan ka thënë se është një takim shumë i rëndësishëm dhe kërkon zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë

Megjithatë, ai ka thënë se ‘nuk pret rezultate të shpejta’.

“Procesi i Brukselit nuk i kënaqë njerëzit të cilët presin menjëherë finalizim. Besoj se do të ketë përparim, sepse ka shkuar gjatë pa lëvizje para. Tash po punohet që të ketë marrëveshje. Nga perspektiva amerikane vlerësoj se është më rëndësi që sa amë parë të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ambasadori Hill në Kragujevc të Serbisë.

“Përfaqësuesi jonë Gabriel Escobar është në Bruksel sot, kështu që jemi të pranishëm. Dua të them që SHBA e Evropa kanë një bashkëpunim të ngushtë në këtë temë’, ka thënë Hill./Telegrafi/.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img