-1.1 C
Sterling Heights
27/12/2025, 23:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Takimi Kurti-Vuçiq, Mushkolaj: Nesër BE-ja do të provojë të shpëtojë diçka nga Marrëveshja Bazë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTakimi Kurti-Vuçiq, Mushkolaj: Nesër BE-ja do të provojë të shpëtojë diçka nga...

Analisti, Imer Musholaj, ka komentuar takimin e planifikuar për më 14 shtator në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas Mushkolajt, në këtë takim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nuk pritet të ndodhin lëvizje të mëdha nga palët, por BE-ja do të provojë të mbajë gjallë disa elemente të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke komentuar takimin e 14 shtatorit (nesër) në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel analisti, Imer Musholaj ka thënë se në këtë takim pala ndërmjetësuese, Bashkimi Evropian, do të mund të shpëtojë diçka nga Marrëveshja Bazë.

Mushkolaj beson se palët nuk do kenë lëvizje “serioze” dhe po provojnë që çështje të zvarritet, deri në një ndryshim të të situatës gjeopolitike.

“Nesër BE-ja do t provojë të shpëtojë diçka nga ajo marrëveshja Baze, për të cilën janë pajtu palët. Ta dimë se janë paralajmëruar sanksione të reja, janë paralajmëruar edhe përftime, jo vetëm sanksione. E kemi dëgjuar emisarin amerikan, duke tregu se çfarë mund të përfitojnë dhe si mund të ndëshkohen palët”.

“Nuk pres që do të ketë lëvizje serioze prej qëndrimeve i kanë të dy palët. Po provojnë që çështja të zvarritet, e cila ndryshe t shihet prej BE-së ndryshe shihet prej Kosovës. Të dyja shpresojnë se do të ndryshojë në aspektin gjeopolitik”, ka thënë MushkolaJ

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img