-3.5 C
Sterling Heights
05/12/2025, 22:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Takimi Kurti-Vuçiq, shefi i NATO-s: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaTakimi Kurti-Vuçiq, shefi i NATO-s: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Stoltenberg në një postim në Twitter shkruan se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim”.

“Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në postim. /Telegrafi

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img