0.1 C
Sterling Heights
06/12/2025, 14:18
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Takimi me Berishën, Meta jep detaje: Ramë dakort për shumë çështje të rëndësishme, këtij regjimi do i japin fund zgjedhjet dhe protestat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTakimi me Berishën, Meta jep detaje: Ramë dakort për shumë çështje të...

Kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar sot në selinë blu ku është takuar me kreun e PD Sali Berisha. Mësohet se tema diskutimi kanë qenë zgjedhjet e 14 majit por edhe skandali em ish agjentin e FBI.

 

Meta tha për gazetarët se me Berishën kanë diskutuar për çështje shumë të rëndësishme teksa shtoi se protestat dhe zgjedhjet i japin fund regjimit të Edi Ramës.

 

Meta: Me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e të gjithë shqiptarëve që duan një shtet të së drejtës dhe duan të respektohen të drejtat e tyre që shkelen çdo ditë. Është e qartë që ne do të ecim në rrugët e protestave, protestat dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi. Që nga fakti që jemi vendi më i korruptuar në kontinent, më i polarizuar se çdo vend tjetër, paratë në vend që të shkojnë për qytetarë, shkojnë për të blerë McGonigalët e Rossinët. Kemi rënë dakort për shumë çështje të rëndësishme, do të dalë edhe Berisha të flasë me ju. Absolutisht do të kemi për qëllim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img