22.8 C
Sterling Heights
28/06/2024, 19:01
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tanya Domi: Ballkani perëndimor po “nuhatet” nga Rusia, mund të kemi në Maqedoni një Dodik!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTanya Domi: Ballkani perëndimor po “nuhatet” nga Rusia, mund të kemi në...


Ndryshimi i fundit 10:30 24 Qershor, 2024
Tanya Domi aktivistja  e të drejtave të njeriut, ballkaniste, zëvendës profesoreshë e Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare në Columbia University, dhe anëtare e trupit pedagogjik të Harriman Institute dhe nëtare e përjetshme dhe aktiviste e Partisë Demokratike ka folur për portalin TetovaSot në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe qeverinë e re.


Sipas saj Ballkani po “nuhatet” nga Rusia dhe mund të kemi një situatë shumë të dobët në Ballkan dhe shumë të brisht dhe mund të ketë një pikë ndezje me një konflikt të aramtosur.

Ajo kujton sulmin në Banska dhe sulmet ndaj trupave të NATO-s ku vdiqën edhe policë kosovar,

“Kur shikojmë sulmin në Banska, çfarë ndodhi në Kosovë, paqruajtësit e NATO-s u sulmuan, vdiqën njerëzit. Në ato momente isha shumë e shqetësuar në ato orë pasi mund të kishte një konflikt të armasotur” u shpreh Domi për TS.

Domi thotë se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut më shumë më duket një qeveri nacionaliste,  pro-ruse, dhe kjo është një shqetësim i madh sepse këto impulse të nacionalizmit ti nënshtrohen sulmeve të minoriteteve, përjashtimi i minoriteteve.

Një shqetësim i madh i saj është edhe largimi i gjuhës shqipe nga presidentja.

“E kuptova që presidenti ka hequr gjuhën shqipe nga webfaqja dhe kjo është një gjë e tmerrshme në fillim të mandatit të saj” thotë Domi

Domi vazhdon duke thekësuar se shqiptarët  janë pjesë e historisë së Maqedonisë dhe nuk duhet të margjinalizohen duke ju hequr gjuhën shqipe sepse jep një sinjla të tmerrshëm.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img