10.6 C
Sterling Heights
15/10/2025, 9:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Të gjitha drejtoritë nën vartësi të Belinda Ballukut nën hetim nga SPAK: rritet presioni politik dhe publik ndaj zëvendëskryeministres

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeTë gjitha drejtoritë nën vartësi të Belinda Ballukut nën hetim nga SPAK:...

Tirana po tronditet nga një tjetër valë hetimesh që prekin nivelet e larta të qeverisë. Burime nga institucione të drejtësisë bëjnë me dije se SPAK ka nisur verifikime të thelluara ndaj disa drejtorive që ndodhen nën varësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për çështje që lidhen me tendera publike, koncesione dhe menaxhim fondesh.

Në Komisionin për Çështjet Ligjore, deputeti Belind Këlliçi i drejtoi sot një pyetje të drejtpërdrejtë kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, duke kërkuar të dijë nëse emri i Ballukut është përmendur në hetimet që tashmë kanë çuar në padi penale ndaj disa zyrtarëve të lartë. “A ju thotë gjë emri Belinda Balluku, apo edhe ajo po ‘ha fiq pas shpinës së kryeministrit’?!” – deklaroi Këlliçi me tone të forta, duke theksuar se përgjegjësia politike dhe ligjore duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Ndërkohë, vetë Dumani konfirmoi se SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH-it, Erald Elezi, për akuzat “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, një zhvillim që përforcon dyshimet se hetimet mund të prekin edhe nivele më të larta të Ministrisë së Infrastrukturës.

Sakaq, çështja e aeroportit të Vlorës është rikthyer sërish në qendër të debatit, pas deklaratave të biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli, i cili ka denoncuar një marrëveshje të dyshimtë mes Ballukut dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, duke folur për elementë të mundshëm korrupsioni.

Deputetë të opozitës, si Klevis Balliu, kanë akuzuar publikisht SPAK-un për “selektivitet politik” dhe kanë kërkuar që hetimet të shtrihen edhe ndaj vetë ministres. “Ajo është sot personi që firmos të gjitha dokumentet dhe kontratat, ndaj duhet të japë llogari”, u shpreh Balliu.

Ndërkohë, nga ana e saj, Belinda Balluku nuk ka reaguar ende publikisht për këto zhvillime.

Hetimet pritet të intensifikohen në javët e ardhshme, ndërsa opinioni publik pret të shohë nëse drejtësia do të ndalet tek zyrtarët e nivelit të dytë, apo do të prekë edhe majat e pushtetit ekzekutiv.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img