-0.9 C
Sterling Heights
11/02/2026, 17:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Të shtëna në shkollë dhe në një shtëpi në Kanada, 10 të vrarë përfshirë të dyshuarën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTë shtëna në shkollë dhe në një shtëpi në Kanada, 10 të...

Një ngjarje e rëndë e dhunshme tronditi komunitetin e vogël të Tumbler Ridge në provincën British Columbia, Kanada, ku një seri të shtënash në një shkollë dhe në një shtëpi përreth la të paktën 10 të vdekur, përfshirë të dyshuarën femër, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. 

Sipas autoriteteve, të shtënat filluan të martën pasdite në Tumbler Ridge Secondary School, një shkollë e vogël me rreth 175 nxënës nga klasa 7 deri në të 12-ën. Më vonë, diku tjetër në komunitet, në një shtëpi që besohet të ketë lidhje me incidentin u gjetën edhe dy viktima të tjera. 

Policia Royal Canadian Mounted Police (RCMP) raportoi se në total 10 persona humbën jetën gjatë këtij sulmi, përfshirë të dyshuarën, e cila u gjet e vdekur në shkollë nga një plagë e vetë-shkaktuar. Sipas autoriteteve, rreth 25 persona janë plagosur, ndër ta disa me lëndime serioze, dhe të paktë janë transportuar me helikopter në spital me gjendje që kërcënon jetën. 

Në lidhje me motivin e sulmit, policia tha se është ende nën hetim dhe se nuk ka detaje të qarta se pse ndodhi ngjarja apo lidhjen e autorit me viktimat. Në një alert paraprak, autoritetet përshkruan të dyshuarën si femër me flokë kafe që mbante një fustan, por identiteti i saj nuk është publikuar. 

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe komunitetin e prekur, ndërkohë që shkolla është mbyllur për pjesën e mbetur të javës dhe ofrohet mbështetje psikologjike për nxënësit dhe familjet. 

Të shtënat në shkolla janë relativisht të rralla në Kanada për shkak të legjislacionit të rreptë për armët, por ky incident konsiderohet një nga sulmet më të rënda të këtij lloji në vend në dekada. 

Foto nga Google Images 

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img