Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do të testohet sistemi i alarmit publik dy herë nga 30 sekonda.
Sipas njoftimit, testimi i alarmit do të bëhet nga ora 12:05.
“Testimi do të bëhet me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin e Komunës.


