-5.9 C
Sterling Heights
21/01/2026, 10:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Temperaturat ekstreme, OBSH jep alarmin: Sistemet shëndetësore në tension! Evropa kontinenti më i goditur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaTemperaturat ekstreme, OBSH jep alarmin: Sistemet shëndetësore në tension! Evropa kontinenti më...

Nxehtësia ekstreme po rrit tensionet në sistemet e kujdesit shëndetësor, duke goditur më së shumti ata që janë më pak të aftë për ta përballuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se nxehtësia po ndikon në përkeqësimin e shëndetit, kryesisht të personave me sëmundje, përfshirë fëmijët dhe të pastrehët.

 

“Nxehtësia ekstreme shkakton dëmin më të madh për ata që janë më pak të aftë për të menaxhuar pasojat e saj, siç janë të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët,  të varfrit dhe të pastrehët. Kjo gjithashtu ushtron presion në rritje në sistemet shëndetësore”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus-Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

 

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së shtoi se organizata po punon me Organizatën Botërore Meteorologjike dhe agjencinë e OKB-së për të mbështetur vendet që po vuajnë ose presin një valë të të nxehtit ekstrem.

 

Evropa mbetet kontinenti më i goditur nga valët e temperaturave tejet të larta, i cili tashmë është nën alarmin e kuq.

 

Qendra e koordinimit të reagimit ndaj emergjencave të BE-së lëshoi alarme të kuqe për temperatura të larta për pjesën më të madhe të Italisë, Spanjën verilindore, Kroacinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën jugore dhe Malin e Zi.

 

Një pjesë e vendeve kanë ndaluar hyrjen në rezervatet natyrore dhe pyjet për të zvogëluar rrezikun e zjarreve, ndërsa bashkitë kanë hapur zona me ajër të kondicionuar në ndërtesat publike për njerëzit që të strehohen nga nxehtësia.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img