Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar sot në vendin tonë, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët, sidomos në zonat e Tiranës dhe Fushë Krujës. Sipas të dhënave paraprake nga institucionet sizmologjike, tërmeti ka pasur magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Fushë Krujë dhe një thellësi prej rreth 5 kilometrash.

Banorët raportojnë se lëkundjet janë ndjerë qartë, veçanërisht nga ata që jetojnë në katet e larta të pallateve, duke i detyruar disa prej tyre të dalin menjëherë jashtë. Edhe pse nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, paniku ka qenë i pranishëm për shkak të kujtimeve të tërmeteve të kaluara që kanë goditur vendin.
Ekspertët e sizmologjisë kujtojnë se Shqipëria është një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe se lëkundje të kësaj magnitude janë të zakonshme, por gjithsesi rekomandojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të njohin procedurat e sigurisë në rast tërmeti.
Foto nga Google Images
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


