0.4 C
Sterling Heights
17/01/2026, 4:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Ti vjen nga një eksperiencë mashtrimi”- Megi Pojani i përmend “lojën” e saj në “Për’puthen”, si reagoi Tea

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbiz“Ti vjen nga një eksperiencë mashtrimi”- Megi Pojani i përmend “lojën” e...

Si e eliminuara e mbrëmjes së kaluar në “Big Brother Vip”, Tea Trifoni ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club”.

Momenti më epik i intervistës që mori vëmendje, është pikërisht fillimi i dialogut mes saj dhe moderatores. Megi Pojani e nisi pyetjen e saj për Tean, duke i rikutjuar eksperiencën e saj në “Për’puthen” dhe mashtrimin që vetë Tea e ka pranuar.

Megi Pojani: Ti vjen pas një eksperience në “Për’puthen”, një mashtrimi po themi, se kështu është konsideruar. Ti e ke pranuar vetë publikisht, e ke thënë edhe në “Big Brother” që ka qenë një situatë e inskenuar aty brenda.

Tea Trifoni: Ka qenë një situatë skenike, por nuk e konsideroj mashtrim, të thuash mashtrim është gjë e rëndë. 70% është realitet, 30% është lojë, ai isha unë.

Tea ishte në nominim me Oltën dhe Dean. E pyetur se cila duhet të eliminohej, Tea tha emrin e Olta Gixharit. Ndërsa një tjetër pyetje që iu drejtua ishte rreth finalistëve të spektaklit. Emrat që Tea tha janë, Luizi, Maestro, Kristi dhe Dea. Me përgjigjen e saj, ajo ka të kuptohej se e shikon Dean si fituese, pasi në spektaklin e mbrëmshëm u shpreh se do të donte që të fitonte një vajzë./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img