-6.9 C
Sterling Heights
17/01/2026, 19:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tragjedi në festimet e Liverpoolit: Një burrë përplas furgonin në turmën e tifozëve, disa të lënduar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeTragjedi në festimet e Liverpoolit: Një burrë përplas furgonin në turmën e...

Liverpool, 26 maj 2025 — Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të hënën në mbrëmje në qytetin e Liverpoolit, teksa mijëra tifozë festonin triumfin e klubit të tyre në Premier League. Një burrë 53-vjeçar britanik është arrestuar pasi përplasi furgonin e tij drejt një grupi festuesish, duke shkaktuar panik dhe disa të lënduar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Merseyside, incidenti ndodhi në një nga sheshet kryesore të qytetit, ku tifozët ishin mbledhur për të festuar titullin e shumëpritur. “Furgoni hyri me shpejtësi të madhe drejt turmës, duke goditur disa persona përpara se të ndalej. Dyshohet për një akt të qëllimshëm”, thuhet në deklaratën e policisë.

Njoftohet se jane lënë të plagosur 47 persona, përfshirë fëmijë. Nga këta, 27 u shtruan në spital, dy prej tyre në gjendje kritike, ndërsa 20 të tjerë u trajtuan në vendngjarje për lëndime më të lehta. Katër persona, përfshirë një fëmijë, mbetën të bllokuar nën automjet dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit .

Disa dëshmitarë okularë treguan për skena kaotike, me njerëz që vraponin në panik për t’i shpëtuar mjetit. “Fillimisht menduam se ishte ndonjë pjesë e festës, por kur pamë njerëz që rrëzoheshin dhe dëgjuam ulërimat, kuptuam se ishte serioze,” tha një tifoz që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Policia e Merseyside konfirmoi se i dyshuari veproi i vetëm dhe se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivet e këtij veprimi të rëndë.

Kryeministri Keir Starmer dënoi incidentin dhe lavdëroi reagimin e shpejtë të shërbimeve emergjente.

“Skenat që vijne nga Liverpool jane tronditese”, deklaron Starmer ne nje komunikate te shpërndarë nga Downing Street. “Shpreh afersinë time me te plagosurit dhe me te gjithe ata që janë perfshire. Dua te falënderoj policine dhe ekipet e ndihmes se shpejte per ndërhyrjen e tyre te menjëhershme në këtë ngjarje shokut se. Jam ne kontakt me autoritetet dhe u bej thirrje te gjitheve te lejojne policine dhe hetuesit të bëjnë punën e tyre.”

Klubi i Liverpoolit reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin dhe mbështetjen për të lënduarit: “Jemi të tronditur nga incidenti i mbrëmjes së kaluar dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Festa duhet të jetë një moment gëzimi për qytetin tonë.”

Ndërkohë, festimet janë pezulluar përkohësisht, ndërsa policia ka shtuar masat e sigurisë për të shmangur ndonjë ngjarje të ngjashme.

Ngjarja ka trazuar opinionin publik në Mbretërinë e Bashkuar, me shumë qytetarë që kërkojnë hetim të plotë dhe transparencë për rrethanat e këtij sulmi që mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Foto nga Google Images

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img