Boksierët tanë do të kërkojnë normën olimpike, të parën ndonjëherë për sportin e boksit në Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Federata e Boksit e Kosovës përmes një postimi ka theksuar se për ta fituar biletën, Sadikut, që garon në kategorinë -60 kilogramë, i duhet të përfundojë në njërën nga tri pozitat e para, që nënkupton se edhe arritja në gjysmëfinale nuk siguron kualifikimin, pasi duhet zhvilluar lufta për vendin e tretë.
Ndërkaq, kjo federatë njoftoi se për dallim nga Sadiku, Bajokëve iu mjafton kualifikimi në gjysmëfinale për të siguruar biletën për Paris.


