1.9 C
Sterling Heights
23/12/2025, 0:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tre vjet asnjë projekt me BERZH-in, Qeveria nënshkruan marrëveshje 400 mln € për tre vjetët e ardhshëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTre vjet asnjë projekt me BERZH-in, Qeveria nënshkruan marrëveshje 400 mln €...

Pas tre vjetësh në pushtet, Qeveria Kurti ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me BERZH-in për përkrahjen e projekteve inventive për 3-vjeçarin e ardhshëm në vlerë 400 milionë euro. Që nga ardhja në pushtet, Qeveria Kurti ka arritur vetëm tri marrëveshje me këtë institucion dhe kjo për projekte komunale. Pjesa tjetër prej 24 marrëveshjeve ishin kredi të marra nga sektori privat në Kosovë

Për tre vjet qeverisjeje, Qeveria Kurti nuk pati arritur asnjë marrëveshje për projekte të nivelit qendror me Bankën Zhvillimore për Rindërtim dhe Zhvillim.

Nga 24 marrëveshjet e nënshkruara nga qershori i 2021-s, tri janë projekte komunale, ndërsa 21 i përkasin sektorit privat.

E tek të hënën në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, i mbajtur në Londër, kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me këtë institucion në vlerë 400 milionë euro për financimin e projekteve të ndryshme për periudhën 2024 – 2027.

Gjatë diskutimit, Kurti foli për prioritet e Kosovës, teksa është krenuar me siç ka thënë të arriturat ekonomike në vitet e fundit.

“Ka tri nevoja kryesore të brendshme: Përmirësimi i nxemjes qendrore, shpërndarja nëpër komuna, për çka na duhen 466 milionë euro, po ashtu rruga Qafë- Dulë- Shtime- Lipjan që duhen investime prej 425 milionë euro dhe ndërtimi i Iber-Lepencit dy lumenjve të Kosovës, kanali i Lepencit dhe rezervuari i ujit në Feraje të Shtimës, nevojat e investimeve janë përafërsisht 380 milionë euro”, theksoi Kurti.

Kurti foli edhe për projektet hekurudhore dhe ndërtimin e rrugëve që lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

KOHA ka kërkuar nga Qeveria informata se për çfarë projekte ka kërkuar mbështetje financiare nga BERZH-i, por nuk ka marrë përgjigje gjatë së hënës.

Që nga viti 2013, Kosova ka nënshkruar 108 marrëveshje për përkrahje të projekteve, vlera e të cilave arrin në gati 680 milionë euro. Nga to, 52 për qind janë për sektorin privat, kryesisht nga bankat dhe institucionet e tjera financiare.

Vitin e kaluar janë investuar 81 milionë euro në Kosovë, 20 milionë prej të cilave janë zotuar për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj, marrëveshje e nënshkruar në shtator të vitit të kaluar

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img