-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 12:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Treguesit që paralajmërojnë nëse keni gurë në veshka

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteTreguesit që paralajmërojnë nëse keni gurë në veshka

Këto janë disa nga shenjat dhe simptomat e gurëve në veshka:

1. Dhimbje në shpinë ose bark 
Dhimbja e gurëve në veshka  është një nga llojet më të rënda të dhimbjes që mund të imagjinohet. Disa njerëz që kanë përjetuar e përshkruajnë atë dhe e krahasojnë si të ishte një dhimbje e të prerit me thikë, pra dhimbja është mjaft intensive.

Dhimbja shpesh fillon papritur, teksa guri lëviz, dhimbja ndryshon vendndodhjen dhe intensitetin.

Zakonisht ju  do të ndjeni dhimbje përgjatë anës dhe shpinës si dhe poshtë brinjëve. Mund të rrezatojë në zonën tuaj të barkut dhe ijeve ndërsa guri lëviz poshtë përmes traktit urinar.

2. Dhimbje ose djegie gjatë urinimit

Dhimbja mund të ndjehet e mprehtë ose djegëse. Nëse nuk e dini se keni gurë në veshka, mund ta ngatërroni atë me ndonjë  infeksion tjetër.

3. Nevoja urgjente për të shkuar në tualet
Nevoja për të shkuar në tualet më urgjentisht ose më shpesh se zakonisht është një tjetër shenjë se guri është zhvendosur në pjesën e poshtme të traktit urinar.

Ju mund ta gjeni veten duke vrapuar në banjë ose keni nevojë të shkoni vazhdimisht gjatë gjithë ditës dhe natës.

 

4. Ju gjeni gjak në urinë
Gjaku në urinë është një simptomë e zakonshme tek njerëzit me gurë në veshka.

Gjaku mund të jetë i kuq, rozë ose kafe. Ndonjëherë qelizat e gjakut janë shumë të vogla për t’u parë pa mikroskop , por mjeku juaj mund të testojë urinën tuaj për të parë nëse ajo përmban gjak.

5. Urina e turbullt ose me erë të keqe
Urina e shëndetshme është e pastër dhe nuk ka erë të fortë. Urina e turbullt ose me erë të keqe mund të jetë shenjë e një infeksioni në veshkat tuaja ose në një pjesë tjetër të traktit urinar.

 

Foto nga The Iowa Clinic.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img