Qendra e Mjekësisë Familjarë në Prishtinë që nga tetori i këtij vit është furnizuar me tri vaksina të reja të cilat janë dedikuar për fëmijët në moshat e hershme me të cilat lista kalendarike e vaksinave në Kosovë, bëhet e ngjashme me kalendarin e vaksinave evropiane dhe amerikane
“Tri vaksinat e reja kanë hyrë në proces të rregullt ose në programin e rregullt të vaksinimit prej datës 2 tetor 2023. Ndër këto vaksina, janë vaksina që mbrojnë tri sëmundje të rëndësishme, të cilat deri më tani nuk i kemi pasur në plan program por që kanë qenë në shtetet në perëndim, do të thotë kemi dëgjuar për këto vaksina po nuk i kemi pasur. Prej këtyre vaksinave e para është “Rotavirusi”, vaksina kundër rotavirusi që quhet rotariks është një virus që prek foshnjat e porsalindura në një vjet, sistemin e tretjes dhe mundet me shkaktuar edhe vjellje dhe barkqitje të cilat munden dhe me qenë shumë të rënda dhe me rreziku jetën e fëmijës. Sëmundja e dyta është “Pneumokoku”, vaksina kundër pneumokokut, bakterie e cila shkakton kallje të mushkërive, mirëpo njëherit mundet me mbrojt edhe nga inflamacionet cipave të trurit që e njëjta baktere mundet me prek edhe cipat e trurit ose meningjit, dhe vaksina e tretë është vaksina kundër “Humanpapilloma virusit”, është një virus i cili atakon d.m.th. moshat e adoleshencës, të cilat d.m.th në marrëdhënie të hershme seksuale dhe që është sëmundje e cila bartet me kontakt seksual dhe është sëmundje që e dëmton shëndetin gjinisë femërorë”, tha Grezda.
“Këto vaksina janë të obliguara tashmë në plan programin e vaksinimit në Kosovë, në fakt për rotavirusin kemi limitin të kohës sepse nuk mund të merret ne çdo kohë kur ne dëshirojmë po e ka një limit të dozës të fillimit të dozës së dytë që duhet me qenë mes muajit të tretë dhe shtatë muaj të moshës. Sa i përket vaksinës tjetër nuk ka limit, mirë është me i marrë në fillim mirëpo mundet me u toleruar edhe me vonë ndërsa humanpapilloma virusit me u marrë të vajzat para se me hy në kontaktin seksuale të parë”, u shpreh Grezda.
“Kemi parë ngjashmëri me programin sidomos në Amerikë, do të thotë kartelat që i prijnë Amerikës kanë ngjashmëri por edhe me programet evropiane jemi afruar shumë. Bëj thirrje që me i sjell fëmijët me kohë dhe kur të i thërrasim për vaksinat tjera që me ardhur me kohë, dhe me i njoftuar prindërit që me i sjell vajzat e tyre, përpos vaksinës së rregullt që merren në klasën e gjashtë që merret për difteritet dhe paralizë, paralelisht e marrin dhe vaksinën për humanpapilloma virusit”, shtoi Grezda.


