9.6 C
Sterling Heights
21/10/2025, 0:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Triumfuan bashkë në “Kënga Magjike”, çfarë mendon Juliana Pasha për situatën e Luiz Ejllit në “BBV”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaReality ShowTriumfuan bashkë në “Kënga Magjike”, çfarë mendon Juliana Pasha për situatën e...

Sa e shite Zemrën”, është bashkëpunimi i këngëtarit Luiz Ejlli me artisten Juliana Pasha, që po rikthehet në vëmendje tani që Luizi u bë pjesë e formatit “Big Brother Vip Albania 2”.

Me sa duket, fansat kanë kërkuar edhe nga Juliana Pasha që të thotë diçka në lidhje situatën e krijuar me Luizin në “Big Brother Vip Albania”. Ajo ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një pjesë nga performanca e tyre dhe shkruan: “Për të gjithë ju që më keni dërguar mesazhe pafund për Luizin. Sigurisht që e kam mbështetur pikërisht aty ku janë mbledhur të gjithë fansat dhe mbështetësit e tij,në TikTok. I uroj të ketë një mëndje të kthjellët, të pastër dhe shëndet të plotë”

Emisioni i të martës “Big Brother VIP” ishte më i bujshmi i këtij edicioni, pas çështjes “Luiz Ejlli”.

Konkurrenti u kthye në personazhin më të komentuar nga publiku, më të kritikuar e më të dashur gjithashtu. Njerëzit u ndanë në dy pjesë: Ata që e besojnë Luizin dhe ata që besojnë produksionin.

Megjithëse “Top Channel” nuk mori parasysh votat reale të publikut duke e nxjerrë Luizin në nominim si një prej banorëve më pak të preferuar, rrjetet sociale kanë treguar të kundërtën. Luizi është personi më i dashur momentalisht për një pjesë të mirë të ndjekësve të emisionit dhe po gjen mbështetje të madhe prej tyre.

Jo vetëm me drona që i kanë futur vazhdimisht brenda shtëpisë (megjithëse produksioni ka tentuar të mos i lejojë t’i shohin), por edhe Instagrami i Luizit tregon mbështetjen e tyre të madhe.

Për tre ditë ndodhi çudia! Luiz Ejlli numëron momentalisht 125 mijë ndjekës në Instagram, në adresën që u hap në nisje të këtij formati.

Kjo është mënyra si fansat i kanë shprehur mbështetjen e tyre, duke i besuar pavarësisht “gjyqit” të produksionit. Ata besojnë se Luizi ka vërtetë një sëmundje, por për shkak të kontratës së firmosur, e mohon për të mos njollosur emisionin./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img