-7.2 C
Sterling Heights
31/12/2025, 7:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Truku me letrën higjienike mund të zvogëlojë faturat tuaja të ngrohjes: Është efikas dhe plotësisht i sigurt

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTruku me letrën higjienike mund të zvogëlojë faturat tuaja të ngrohjes: Është...

Ju mund të përdorni trukun e letrës higjienike në të gjithë shtëpinë, i cili do t’ju ndihmojë të përcaktoni se në cilat dhoma ka rrymime ajri

Dimri është afër dhe shumë familje që nuk janë të lidhura me ngrohtore së shpejti do të mendojnë nëse do ta ndezin ngrohjen apo si ta shmangin atë, sepse nuk mund t’i përballojnë kostot.

Inflacioni vazhdon të godasë rëndë shumë familje. Duke pasur parasysh këtë, është e rëndësishme të merren të gjitha masat e mundshme për të mbajtur kostot e energjisë sa më të ulëta.

Eksperti i kaldajave dhe i ngrohjes, Tyrone Ekrem, thotë se ai ka një truk të vogël të zgjuar për të kursyer para, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk jeni i sigurt se nga vjen rrymimi i ajrit në shtëpinë tuaj, ekziston një truk që mund ta provoni duke përdorur letrën higjienike”, tha ai, duke vënë në dukje se kjo duhet të ndihmojë në përcaktimin se në cilat pjesë të shtëpisë duhet të punoni për të ndaluar rrymimin.

“Merrni dy rrotulla nga çdo letër higjienike dhe hiqni njërën shtresë në mënyrë që të mbeteni me një fletë të hollë. Mbajeni këtë butësisht rreth një dritareje ose dere. Rrymimi i ajrit ose do të thithë letrën higjienike ose, nëse vjen nga brenda, do t’ju heqë letrën higjienike nga dora”, tha ai.

“Ky është një truk i vjetër që është tepër efektiv dhe plotësisht i sigurt. Mund ta përdorni në të gjithë shtëpinë tuaj, gjë që do t’ju ndihmojë të përcaktoni se cilat zona duhet t’i jepni përparësi për mbrojtjen nga shkuji dhe rrjedhimisht i ftohti. Vetëm sigurohuni që të mbyllni të gjitha dritaret paraprakisht dhe dyert dhe fikni çdo pajisje që mund të shkaktojë rrymim,” vuri në dukje Tyrone.

Pasi të keni identifikuar se nga vjen shkuji, Tyrone rekomandon ngjitjen e shiritit ngjitës në hapjet rreth dritareve dhe dyerve.

Mund të parandalojë hyrjen

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img