Deklaratat e fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump, kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një nga aleancat më të rëndësishme ushtarake në botë – NATO. Në një intervistë për median britanike, ai ka deklaruar se po “e shqyrton seriozisht” tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga kjo aleancë, duke e cilësuar atë si një “tigër prej letre” dhe duke vënë në pikëpyetje fuqinë ushtarake të aleatëve, veçanërisht të Mbretërisë së Bashkuar.
Trump: “Unë kurrë nuk jam ndikuar nga NATO. Gjithmonë e kam ditur që ata ishin një tigër prej letre, edhe Putini e di, meqë ra fjala. Ju madje nuk keni as një flotë. Jeni shumë të vjetër dhe kishit aeroplanmbajtëse që nuk funksiononin.”
Këto deklarata janë konfirmuar nga raportime ndërkombëtare dhe kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në qarqet politike dhe të sigurisë. Megjithatë, përtej tonit të fortë, është e rëndësishme të kuptohet se një tërheqje e SHBA-ve nga NATO nuk është një proces i thjeshtë. Një vendim i tillë kërkon jo vetëm vullnetin e presidentit, por edhe mbështetje institucionale, përfshirë Kongresin amerikan. Kjo e bën një skenar të tillë më shumë një mjet presioni politik sesa një hap të menjëhershëm dhe të realizueshëm.
Sipas drejtuesëve te NATO, deklarata e Trump se NATO është një “tigër prej letre” bie ndesh me realitetin e strukturës dhe historikut të aleancës. NATO përbëhet nga mbi 30 shtete anëtare dhe funksionon mbi parimin e mbrojtjes kolektive, i njohur si Neni 5, i cili është aktivizuar pas sulmeve të 11 shtatorit. Kjo e bën NATO-n një nga mekanizmat më të fortë të sigurisë globale, pavarësisht sfidave dhe kritikave të brendshme.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


