-10 C
Sterling Heights
26/01/2026, 1:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Trump godet Europën për emigracionin: “Mblidheni veten, përndryshe nuk do të keni më Europën”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaBotaTrump godet Europën për emigracionin: “Mblidheni veten, përndryshe nuk do të keni...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë deklarata të forta lidhur me krizën e emigracionit në Europë, teksa ndodhet në Skoci për një vizitë katërditore në resortet e tij të golfit në Aberdeen dhe Ayrshire. Gjatë një konference të shkurtër për shtyp, Trump theksoi se Evropa po rrezikon identitetin dhe sigurinë e saj për shkak të emigracionit të paligjshëm.

“Më mirë mblidheni veten. Nëse nuk veproni tani, nuk do ta keni më Europën që njihni. Duhet të merreni seriozisht me këtë çështje,” deklaroi Trump. Ai shtoi se, sipas tij, muajin e kaluar SHBA-të nuk kishin lejuar hyrjen e asnjë emigranti të paligjshëm, duke e cilësuar këtë si “sukses të plotë” të politikave të tij kufizuese.

Presidenti amerikan përdori tone të ashpra duke e përshkruar krizën si një “pushtim i tmerrshëm që po ndodh në Europë” dhe theksoi se emigracioni i pakontrolluar është duke e “vrarë kontinentin”, jo vetëm në aspektin ekonomik dhe social, por edhe kulturor.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur tensionet rreth emigracionit në kontinent janë në rritje. Në Mbretërinë e Bashkuar, qindra protestues marshuan në qytetin Epping, përballë një hoteli që strehon emigrantë. Policia ndërhyri me forca të shumta për të parandaluar përshkallëzimin e protestës në dhunë.

Kjo nuk është hera e parë që Trump kritikon qasjen e Europës ndaj emigracionit. Gjatë presidencës së tij së mëparshme, ai shpesh i quante politikat liberale të BE-së si “të rrezikshme” dhe “naive”, duke promovuar një model të fortë izolimi dhe kontrolli kufitar.

Megjithatë, deklaratat e fundit pritet të shkaktojnë reagime të forta si në Bruksel, ashtu edhe në Londër, veçanërisht në një moment ku emigracioni po kthehet në një ndër temat më të debatueshme të fushatave politike në Europë.

Foto nga Google Images 

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img