Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, si Kievi ashtu edhe Moska do të duhet të heqin dorë nga disa territore. Ai theksoi se bisedimet e tij të planifikuara këtë javë me presidentin rus, Vladimir Putin, do të tregojnë shpejt nëse Kremlini është i gatshëm të arrijë një marrëveshje paqeje.
Ai deklaroi të hënën se si Ukraina, ashtu edhe Rusia do të duhet të heqin dorë nga pjesë të territorit për t’i dhënë fund luftës, dhe se takimi i tij me Putinin do të shërbente për të parë nëse Kremlini është i gatshëm për një marrëveshje paqeje. Trump tha të njëjtën ditë se të dyja palët duhet të pranojnë koncensione territoriale dhe se ai shpreson të ‘ndiejë në terren’ nëse Putin është i gatshëm të bisedojë për marrëveshje
Para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se samiti i ardhshëm me Vladimir Putinin “do të jetë, në thelb, një takim për të kuptuar situatën”. Sipas tij, do të bëhet e qartë “ndoshta brenda dy minutave të para” nëse ekziston mundësia për përparim.
“Do t’i them drejtpërdrejt: ‘Duhet ta përfundosh këtë luftë’,” u shpreh Trump. “Do të shkoj për të parë parametrat. Mund të ndodhë që të largohem dhe t’i them, ‘Fat të mbarë’ – dhe aty mbyllet gjithçka. Ose mund të përfundoj duke thënë, ‘Kjo nuk do të zgjidhet’.”
“Kjo luftë duhet të marrë fund. Të dyja palët duhet të bëjnë lëshime. Është e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetë dhe për të rikthyer paqen,” tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, liderët evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përgatiten të bisedojnë me Trumpin përpara samitit të tij me Putinin, i cili do të mbahet më 15 gusht në Alaskë. Ata kanë shprehur shqetësimin se Uashingtoni mund të propozojë kushte paqeje që mund të jenë të pafavorshme për Ukrainën, duke përfshirë pranimin e humbjes së disa territoreve të pushtuara nga Rusia.
Deklaratat e Trumpit kanë ndezur debat ndërkombëtar. Disa i shohin si një hap realist drejt përfundimit të konfliktit, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se pranimi i ndryshimeve territoriale nën presion ushtarak mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për stabilitetin global.
Foto nga Google Images
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA